Transmetuar më 07-04-2020, 17:00

Nëna e familjes më të madhe në Britani ka sjellë në jetë fëmijën e 22-të gjatë fundjavës.

Sue, 44 vjeçe dhe bashkëshorti Noel, 48 vjeç jetojnë në Lancashire dhe mirëpritën vajzën e 11-të. Për herë të parë, ata u bënë prindër 30 vite më parë.

Sue lindi vajzën e shëndetshme rreth orës 22:00 në spitalin Royal Lancaster Infirmary.

Familja përbëhet nga 22 fëmijë: Chris, 30 vjeç; Sophie, 25; Chloe, 23; Jack, 22; Daniel, 20; Lule; 18; Mille, 17; Katie, 16; James, 15; Ellie, 14; Aimee, 13; Josh, 12; Max, 11; Tillie, 9; Oscar, 7; Casper, 6; Hallie, 4; Phoebe, 3; Archie, 22 muaj dhe vogëlushja e porsalindur, ende pa emër.

Ende nuk i kanë vendosur një emër vogëlushes pasi janë mbyllur zyrat e regjistrimit për shkak të situatës së koronavirusit./a.m/noa.al