Byzylyku elektronik, një zgjidhje efektive për ata që thyejnë karantinën
Transmetuar më 07-04-2020, 17:35

Në Shqipëri, Policia e Shtetit çdo ditë po evidenton raste të njerëzve të kthyer nga jashtë vendit, përfshirë grupin e mbi 1100 shqiptarëve që u riatdhesuan e shpenzimet e qeverisë. Këta njerëz që duhet të mos dilnin nga shtëpitë pasi mund të bëhen burim infeksioni për njerëzit e tjerë nëse kanë ardhur të infektuar, po shkaktojnë shqetësim përballë një karantine me kufizime drastike që po përballen të gjithë qytetarët shqiptarë.

Në këto kushte ka nevojë për zgjidhje funksionale duke mos e lënë fatin e të gjithë qytetarëve, në dorë të ndërgjegjes së disave prej tyre.

Një shembull efektiv vjen sot nga Qeveria e Koresë së Jugut. Ajo po planifikon të fusë në përdorim byzylykët elektronikë me qëllim që të mund të monitorojnë sa më shumë njerëz që janë futur në vetëizolim, me shpresën se do të parandalojnë përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Një zyrtar i ministrisë së Shëndetësisë, Jun Tae-ho, tha se pajisje të tilla mund të ndihmojnë që të gjurmohen dhe kontrollohen më lehtë personat e izoluar. Shumica e banorëve në karantinë i kanë respektuar rregullat, u shpreh ai, por ka pasur edhe shkelje.

Në kushtet kur ndërgjegjja e shpërfillur deri në papërgjegjshmëri, është e pranishme kudo, por edhe për faktin se rreziku i koronavirusit mund të vazhdojë edhe kur të rihapen kufijtë, aplikimi i byzylykut elektronik është i nevojshëm, në të kundërt, nëse qeverisë i del më lirë, do të duhet që kjo kategori njerëzish të karantinohen në mjedise të izoluara nën mbikëqyrjen e shtetit. /noa.al/

Loading...