Transmetuar më 08-04-2020, 07:54

Një tërmet me mangitudë  3.7 ka goditur qytetin e Korçës mëngjesin e sotëm.

Lëkundjet me epiqendër 5 km në juglindje të Maliqit u ndjenë rreth orës 06:30.

Thellësia e tërmetit ishte 2 km. Tërmeti është klasifikuar i nivelit të 5-të i cili ka si efekt lëkundje të forta.

Dy lëkundje të tjera u regjistruan rreth orës 06:33 dhe 06:45 me magnitudë 2.1 me të njëjtën epiqendër.

Ende nuk është raportuar për dëme në njerëz apo banesa./a.m/noa.al