Transmetuar më 08-04-2020, 09:12
Foto ilustruese

Një shqiptar 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku akuzohet për disa vepra penale.

Në bashkëpunim me Interpol Tirana, policia finalizoi operacionin e koduar “Kumia” dhe arrestoi të dënuarin e identifikuar me dy mbiemrat Edmond Makri (Aliko).

Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2013 ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, pasi e ka dënuar me 12 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni dhe migracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian dhe nga Dekreti i Presidentit për Drogat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Vlorës për veprime të mëtejshme. /a.m/noa.al