Transmetuar më 08-04-2020, 09:18

Operacioni policor i koduar “Koordinimi” ka vënë në pranga një 34-vjeçar me qëllim ekstradimi në Itali, ku është dënuar për disa vepra penale.

Policia e Durrësit në koordinim me Interpol Tirana arrestoi të identifikuarin Bektash Qerimi, banues në Durrës.

Gjykata e Apelit në Venecia, Itali, e ka dënuar me 14 vjet burg, për veprat penale "Trafikim i lëndëve narkotike", "Vjedhja me armë" dhe "Vjedhja", parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet e arrestimit të përkohshëm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Ndërkohë që policia po kujdeset për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. /a.m/noa.al