Transmetuar më 08-04-2020, 10:45

Koronavirusi ka shkaktuar shqetësim të madh në marketet e kafshëve në Pakistan. Mace, qen dhe lepuj të pajetë janë gjetur të braktisur në kafaze, të cilët ngordhën prej mungesës së kujdesit.

Pasi u rrit rreziku për përhapjen e sëmundjes, qytetet e mëdha të Pakistanit u izoluan dhe dyqanet u detyruan të mbylleshin.

Vetëm marketet me ushqime të domosdoshme dhe farmacitë u lejuan të vijonin punën.

Kjo bllokoi pronarët që të vijonin biznesin e tyre, një pjesë e të cilëve kujdeseshin për kafshët, raporton Daily Mail.

Aktivistja Aeysha Chundrigar rrëfeu se kushdo që do të kalonte në marketin Empress, do të dëgjonte të qarat e kafshëve që prej dy javësh qëndronin të vetmuar, pa ushqim dhe pa ujë. /a.m/noa.al