Transmetuar më 08-04-2020, 12:10

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot rreth orës 11:00 në zonën e Radhimës në Vlorë.

Dyshohet se dy persona janë zënë me sende të forta pranë vendit të quajtur “Nënstacioni i Radhimës”.

Për pasojë është plagosur lehtë 32-vjecari i identifikuar me inicialet D.K., banues në Radhimë.

Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes të cilët për arsye hetimi nuk bëhen të ditur për momentin.

Ndonëse i gjithë shteti është izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, konfliktet nuk kanë munguar gjatë orarit të lejuar për lëvizje.

/a.m/noa.al