Transmetuar më 08-04-2020, 12:44

Operacioni policor “Soponika” në Dibër ka vënë në pranga 7 persona pasi qëlluan me armë zjarri në ajër.

Të arrestuarit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër rreth orës 23:50 dhe më pas e kanë fshehur armën në pyll.

Ata janë identifikuar si: K. C., 23 vjeç, banues në Arras; S. Xh., 18 vjeç, banues në Arras; A. Gj., 21 vjeç, banues në Kastriot; Xh. B., 28 vjeç, banues në Laçes; D. B., 21 vjeç, banues në Laçes; G. D., 24 vjeç, banues në Kastriot; T. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë Çidhen.

Ndërkohë procedohet penalisht në gjendje të lirë 29-vjecari i identifikuar si S. B., banues në Fushë Çidhen.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 kallashnikov, 4 armë gjahu çifte, si dhe 6 motorsharra të vjedhura.

Nga veprimet hetimore rezulton se të dyshuarit janë autorë të një sërë vjedhjesh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Detyrim për të kallëzuar provën”, “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. /a.m/noa.al