Transmetuar më 08-04-2020, 12:54

Në kuadër të pandemisë së koronavirusit, prokurori Olsian Çela u kërkon prokurorëve dhe gjyqtarëve që të përgjysmohen pagat.

Në kërkesën e tij shprehet se kontributi i magjistratëve dhe i çdo personi tjetër në këtë luftë do të vlerësohej.

“Është i nevojshëm kontributi dhe solidariteti i çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë magjistratët dhe institucionet e drejtësisë. Në këto kushte, Prokurori i Përgjithshëm do të mirëpriste përkrahjen e kësaj iniciative nga çdo prokuror apo oficer i policisë gjyqësore duke e konsideruar si një detyrim moral ndaj vendit dhe qytetarëve shqiptarë”, shkruhet në kërkesën e prokurorit Çela.

Të njëjtin vendim mori edhe Kuvendi duke përgjysmuar pagat e deputetëve që paratë të shkojnë për të fituar betejën me sëmundjen që ka prekur të gjithë botën, Covid-19./a.m/noa.al