Transmetuar më 08-04-2020, 14:13

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Poliçanin mbrëmjen e kaluar.

Një 48-vjeçar, i identifikuar si Ylber Spahiu është vetëvrarë me armë zjarri kallashnikov.

Viktima thuhet se ishte në gjendje të rënduar psikologjike për shkak se jetonte i vetëm pas bllokimit të kufijve nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Gruaja dhe fëmijët i mbetën në Greqi për shkak të mbylljes së kufijve.

Fqinjët dëgjuan krisma dhe njoftuan menjëherë policinë, por ende nuk ka konfirmim zyrtar për ngjarjen e rëndë.

Thuhet se policia e gjeti trupin e 48-vjeçarit pa shenja jete. Trupi i pajetë u përcoll në morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku pas eksperzisës rezultoi se 48-vjeçari Ylber Spahiu është vetëvrarë nga arma automatike “kallashnikov”, raporton BW.

Ndërkohë, që kur u konfirmua rasti i parë me koronavirus, Bashkia e Poliçanit dha urdhër për izolimin e të gjithë qytetit për 15 ditë./a.m/noa.al