I prekur nga koronavirusi, shuhet ish-futbollisti i Atletico Madrid
Transmetuar më 08-04-2020, 20:55

Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare ish-futbollisti i skuadrës spanjolle të Atletico Madrid, Miguel Jones.

Ish-sulmuesi, i prekur prej kohësh nga kanceri, ishte shtruar së fundmi në spital për shkak të një polmoniti, shkaktuar nga koronavirusi.

Ai kishte veshur fanellën e klubit madrilen gjatë periudhës 1959-1967, duke zhvilluar plot 8 edicione.

Gjatë karrierës me Atletico Madrid, Miguel Jones, ka fituar një kampionat, një kupë spanjolle dhe një here kupën e kupave.

Ish-sulmuesi kishte regjistruar 129 ndeshje zyrtare me Atletico Madrid.

Klubi ka shprehur pikëllim për humbjen e ish-futbollistit./a.k/noa.al/

Loading...