Transmetuar më 08-04-2020, 22:16

Danilo Aleksandër Vuçiç, djali 22 vjeçar i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është infektuar nga koronavirusi dhe është dërguar për trajtim në spital për shkak të gjendjes së përkeqësuar.

Presidenti Vuçiç e ka pranuar lajmin. Ai pohoi sot se Danilo, djali i tij i parë, po i nënshtrohet trajtimit, por nuk do të dorëzohet para sëmundjes.

Aleksandër Vuçiç tregoi se vetë i biri para se të futej në terapi në spital, i kishte thënë se "dorëzimi nuk ishte një opsion për të".

“Djali im është infektuar me koronavirus dhe tabloja e tij klinike ishte e tillë, që ai u shtrua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do të fitosh. Babi të do, të gjithë të duam”, shkroi Vuçic.

Aktualisht në Serbi, numri i të infektuarve ka arritur në 2666, ndërsa i viktimave në 65. /a.y/noa.al 

PËRDITËSIM LIVE