Transmetuar më 09-04-2020, 11:49

Pandemia e koronavirusit ka izoluar njerëzit në mbarë botën dhe ka pezulluar pjesën më të madhe të aktiviteteve. Italia është shteti me numrin më të madh të viktimave në nivel global.

Ndërkohë, për tu mbrojtur nga sëmundja është udhëzuar që njerëzit të mbajnë distancë të paktën 1.5 metra.

Sa i përket situatës në burgje, ish-futbollisti Vincenzo Iaquinta është ankuar publikisht pasi babai i tij po vuan dënimin në burgun e Voghera.

Në fotografinë ku ka vizatuar planimetinë e burgut shkruan: “Duke e nisur me propozimin që babai im është i pafajshëm! Ky është një vizatim i planimetrisë së një qelie në burgun e Voghera. Si mbahet distanca e sigurisë?!”.

Ish-sulmuesi i Juventus ka probleme me ligjin që prej vitit 2015 kur u ndalua me babanë Giuseppe, i cili u dënua me 19 vite burg për shkak të lidhjeve me organizata mafioze në Kalabri. Gjatë kontrollit, policia gjeti armë në shtëpinë e tyre./a.m/noa.al