Transmetuar më 09-04-2020, 17:44

Shënohen tre viktima të tjera në 24 orët e fundit në Greqi, duke e çuar në 86 numrin e të vdekurve nga koronavirusi.

Gjatë orëve të fundit në shtetin fqinj janë shtuar 71 raste të reja, duke e çuar në 1955 numrin total të të prekurve.

Nga të infektuarit e Covid-19, 518 u infektuan jashtë kufirit dhe 734 brenda Greqisë.

Bëhet me dije se 79 pacientë janë duke u trajtuar në Njësitë e Kujdesit Intensiv.

Mosha mesatare e këtyre pacientëve është 67 vjeç./a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE