Transmetuar më 09-04-2020, 22:06

Konfirmohet viktima e shtatë nga koronavirusi në Kosovë.

Lajmi bëhet i ditur nga klinika infektive në QKUK, ku humbi jetën gjatë mbrëmjes së sotme.

Bëhet fjalë për një 72-vjeçar nga komuna e Gjilanit, i cili ishte diagnostikuar me COVID 19.

Pacienti ishte shtruar në klinikën infektive me datë 31.03.2020 në gjendje të rëndë.

Sipas të dhënave, i ndjeri kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese./a.k/noa.al/