Transmetuar më 10-04-2020, 09:57

Presidenti Ilir Meta përshëndet vizitën e Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç në komunën e Tuzit.

Ai vlerëson mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Malit të Zi për komunitetin shqiptar në këtë situatë të vështirë për të gjithë.

“Duke u uruar të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi shëndet të plotë, si dhe shërim të shpejtë të prekurve nga pandemia COVID-19, shpreh solidaritetin tim në këto momente për Kryetarin e Komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj dhe për të gjithë komunitetin e dashur shqiptar. Do të jemi gjithmonë pranë jush!”, shkruan Meta. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE