Transmetuar më 10-04-2020, 17:05

Masat shtrënguese mund të rrisin rastet e abuzimeve me femrat

Një nënë në moshë të re, e cila është përdhunuar nga ish-partneri i saj për tetë vite me radhë, ka folur për tmerrin që përjetojnë gratë gjatë kushteve të izolimit, duke thënë se për to do të jetë një torturë e vërtetë.

Ajo alarmon se izolimi po sjell rrezik potencial të shpërthimit të dhunës të shoqëruar nga izolim dhe të reagimit ndaj tyre për shkak të situatës me koronavirusin, kur resurset e shtetit dhe vëmendja janë përqendruar te Covid-19.

Nëna e tre fëmijëve, Beki Beleni (Becky Bellenie) nga qyteti i Çelmsfordit në Angli, u sulmua fizikisht nga partneri i saj i dhunshëm, Nill Parish (Neil Parrish), 37 vjeç dhe kjo situatë vazhdoi për afro një dekadë.

Tani, Beki i druhet sigurisë jo vetëm të saj, por edhe plot grave të abuzuara, raporton noa.al, duke cituar të përditshmen britanike “The Sun”.

Shqetësimi që ajo ngre publikisht, vjen teksa rastet e grave që telefonojnë për raste të tilla abuzimi janë rritur me 25 për qind gjatë izolimit të vendosur nga autoritetet britanike për shkak të përhapjes së koronavirusit.

 Becky and Parrish, during his treatment for cancer

Beki, 35 vjeçe, arriti të çlirohej prej partnerit të saj abuzues në vitin 2017, kur e denoncoi në polici. Pas kësaj, partneri abuzues u dënua me 11 vite burg.

 Becky and Parrish, pictured in 2017, on holiday

Por ndërkohë që gratë dhe burrat e abuzuar kanë nevojë për më shumë mbështetje nga autoritetet, këto të fundit nuk arrijnë t’u përgjigjen dot të gjitha thirrjeve për shkak të masave të vendosura nga qeveria që i zvogëlojnë kapacitetet e duhura që nevojiten për t’u ardhur në ndihmë rasteve të tilla. /e.i/noa.al/