Koronavirusi në SHBA, 750 të vdekur janë në moshë të re
Transmetuar më 10-04-2020, 20:21

Me mbi 18 mijë të vdekur në fare pak javë dhe afro 500 mijë të infektuar nga koronavirusi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një situatë të rëndë që nuk dihet sa do të vazhdojë.

Raportohet se ndryshe nga vendet e tjera, sidomos të BE-së, ka një numër shqetësues dhe në rritje të viktimave nga moshat e reja.

Gazeta Washington Post publikoi sot të dhënat e survejuara, citon noa.al. Ato i referohen grupit të parë prej 14 mijë të vdekur dhe konstaton se 750 prej tyre janë në moshë të re, midis 20 deri nën 50 vjeç. 

Po ashtu janë dhe 10 fëmijë midis 0 deri 20 vjeç që kanë humbur jetën nga koronavirusi. "Situata është e ndryshme nga ajo që rezulton përmes të dhënave, në vendet e tjera", tha Shawn Evans, mjek i Urgjencës në Scripps Memorial Hospital "La Jolla".

Tjetër fakt shqetësues që ai evidenton është se një në dy persona me Covid-19 që paraqitet në spital dhe futet nën terapi intensive, është nën moshën 50 vjeç. Mjeku tha se konstatimi është për spitalet e Kalifornisë.

Loading...