Dy të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, shkon në 34 numri i përgjithshëm
Transmetuar më 11-04-2020, 16:32

Konfirmohen 2 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24-orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është konfirmuar së fundmi nga ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

Vdekjet e fundit ë çojnë në 34 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura nga koronavirusi në këtë vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithashtu 49 raste të reja infektimi.

Numri total i të infektuarve ka arritur në 760.

“Një pacient 73 vjeç nga Prilepi vdiq në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Febrile në Shkup, ai u shtrua në spital më 1 prill, kurse në Kumanovë vdiq një pacient i porsadiagnostikuar, 76 vjeç në Klinikën e Hematologjisë”, thuhet në deklaratën e ministrisë./a.k/noa.al/

Loading...