Transmetuar më 12-04-2020, 22:43

Dita e sotme e ka gjetur në karantinë kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën për shkak të disa rasteve masive të infektimit me koronavirus.

Në natën e parë të karantinës, qytetarë të shumtë në Prishtinë kanë zgjedhur që t’i këndojnë qytetit të tyre.

Kryeqyteti u fut në karantinë mbrëmë dhe që nga ora 17:00 e ditës së sotme askush nuk mund të hyjë apo të dalë nga Prishtina pa leje speciale.

Në lagjen e ‘Muhaxherëve’ në Prishtinë janë dëgjuar këngë nga banorët të cilët kishin dalë në ballkonet e tyre, siç edhe mund ta shihni dhe dëgjoni në videon e mëposhtme.

Në Prishtinë janë konfirmuar 47 raste pozitive me Covid-19./a.k/noa.al/