Transmetuar më 13-04-2020, 15:26

Në betejën me koronavirusin janë përfshirë të gjitha shtetet dhe Kosova nuk bën përjashtim.

Betejës për përballimin e emergjencës së shkaktuar nga Covid-19, i është bashkuar edhe këngëtari Labinot Tahiri.

Ditën e sotme ai ka bërë publike dhurimin e 5 mijë eurove për fondin shtetëror, për betejën kundër pandemisë.

Teksa ka publikuar një fotografi të Albin Kurtit ai shkruan në Facebook:

“Ne i dhurojmë 5000 € për fondin e shtetit dhe e përkrahim iniciativën e Kryeministrit Albin Kurti! Në humanizëm më ka ngritur populli, jo politikanët apo politika!

Sa i përket ndihmës së shtetit sipas kërkesës së kryeministrit Kurti, që Diaspora ta ndihmojë Kosovën me donacione gjatë kësaj kohe sikurse ka ndihmuar shumë herë!

Ne e përkrahim Z Kurtin që ka ndërmarrë këtë iniciativê dhe do ti dhurojmë 5000 € për fondin e shtetit tim-tonë për këtë sfidë kombëtare!

I nderuar z Kryeministër, sot ose nesër i hedhim paratë tona si Fondacion “Labinot Tahiri”. Qytetarë të dashur Zoti ju ruajt gjithmonë edhe sot me këtë sfidë të madhe!

Shteti dhe kombi mbi të gjitha.

Me dashuri dhe shërbim për vendin , Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE