Transmetuar më 13-04-2020, 17:53

Shkon në 99 numri i viktimave prej koronavirusit në Greqi, ndonëse po shënohet një rënie e numrit të të infektuarit.

Në raportin e 24 orëve të fundit, është shënuar një viktimë, ndërkohë që janë infektuar 31 persona nga Covid-19.

Me këto shifra shkon në 2145 numri i të prekurve në të gjithë vendin.

Në komunikimin publik, epidemiologu grek, Sotiris Tsiodras, bëri me dije se 73 persona

janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Po ashtu ai informoi se mosha mesatare e viktimave është 73 vjeç, duke saktësuar se të vdekurit kishin edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE