Transmetuar më 13-04-2020, 22:13

Aktorja e famshme Patricia Milardet ka ndërruar jetë sot në moshën 61 vjeçare pas një ataku kardiak.

E njohur nga mbarë shqiptarët dhe më gjerë, si Silvia Conti, Milardet do të mbahet mend për rolin e saj të rrallë në serialin italian Oktapodi, "La Piovra" bashkë me të mirënjohurin tjetër Michele Placido në rolin e Komisar Katanit.

E ndjera Patricia Millardet ishte një aktore franceze, e lindur me 24 mars 1959 në Francë.

Ajo ishte shumë e famshme edhe në Itali, sidomos me rolin e gjykatëses Silvia Conti në filmin Oktapodi. Ka luajtur edhe në serialin E bukura e grave. U martua më 1989 me Randy Casterman dhe më pas ishte divorcuar.