Transmetuar më 13-04-2020, 23:21

Paketa e dytë e masave ekonomike siguron të ardhura me vlerë 40 mijë lekë të reja deri në maj, për 176 mijë familje dhe persona të specifikuar në tre kategori të ndryshme.

Koordinatori për Emergjencën Arben Ahmetaj, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Opinion”, tha se 8 mijë profesionistë në profesione të lira, përjashtohen nga kjo paketë.

“Noterët, avokatët, mjekët, farmacistët, arkitektët, inxhinierët, agronomët, vlerësues pasurish të paluajtshme, laborantë dentarë, ekonomiste, ekspertët kontabël, laborantët, janë të përjashtuar nga kjo paketë, sepse këta praktikisht në natyrën e punës nuk janë tek qytetarët në nevojë”, tha Ahmetaj.

Ai tha se paketat e qeverisë synojnë të mbështesin shtresat që janë më në nevojë./a.k/noa.al/