Transmetuar më 15-04-2020, 23:42

Një grua në javën e 28-të shtatzënisë është testuar pozitiv me Covid-19.

Siç bëjnë të ditura burimet e KOHA-s brenda QKUK-së, ky është rasti i parë në Kosovë ku një gruaja shtatzënë konfirmohet me koronavirus.

Mësohet se ajo është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gruaja shtatzënë është në ventilim mekanik (frymëmarrje e asistuar nga respiratori dhe ventilatori).

Kujtojmë që në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 36 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 423./a.k/noa.al/