Gjendet e vdekur në shtëpi gazetarja shqiptare
Transmetuar më 16-04-2020, 12:44

Gazetarja dhe kompozitorja Violeta Rexhepagiq është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë. E ndjera ishte prej vitesh gazetare në RTK rrjeti televiziv shtetëror i Kosovës, raporton noa.al.

Janë të paqarta shkaqet e vdekjes së 44 vjeçares. Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se e ndjera është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

“Sot rreth orës 09:30 policia ka marrë informatën se në rrugën “Ferat Dragaj" në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën grua, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Policia e Kosovës shtoi se aktualisht njësitet policore në koordinim me Prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

RTK duke njoftuar lajmin e dhimbshëm thotë se Violeta do të mbahet mend për kontributin e madh që e ka dhënë në fushën e gazetarisë dhe informimit tek populli shqiptar për ngjarjet dhe torturat e burgosjet që ndodhnin në Kosovën e para luftës.

Violeta për publikun e gjerë shqiptar u bë e njohur me prezantimet e saj në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqësoi për dy herë Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.

Violeta në vite ka punuar në RTP, pastaj në RTK, ndërsa gjatë viteve të 90′ ishte korrespodente në TV Sky News.

Rexhepagiq u bë e njohur me paraqitjet e saja në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqësoi dy herë Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.

Violeta ishte motra e kompozitorit të njohur Armend Rexhepagiq.

Loading...