Transmetuar më 17-04-2020, 17:48
Shkon në 108, numri i viktimave prej koronavirusit në Greqi, pasi tre pacientë të tjerë gjetën vdekjen në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë e Shtetit fqinj, njoftoi pasditen e kësaj të premteje se janë 178 raste infektimesh të reja në orët e fundit.
Me këto shifra shkon në 2224 numri total i të prekurve, ku 56% janë meshkuj dhe pjesa tjetër femra.
Aktualisht 71 pacientë ndodhen në gjendje të rëndë, të intubuar, mosha mesatare e të cilëve është 67 vjeç.
Ndërkohë mosha mesatare e viktimave në shtetin fqinj është 74 vjeç. /a.y/noa.al