Angli, koronavirusi i merr jetën legjendës së futbollit
Transmetuar më 17-04-2020, 19:33

Koronavirusi i ka marrë jetën legjendës së futbollit anglez, Norman Hunter.

Ish-ylli i fushës së blertë ka gjetur vdekjen në moshën 76-vjeçare.

Ish-futbollisti i kombëtares angleze rezultoi pozitiv ndaj virusit të rrezikshëm një javë më parë, ndërsa këtë të premte gjeti vdekjen.

Me një karrierë të gjatë në futbollin e luajtur, pjesën më të madhe të karrierës së tij Hunter e ka kaluar me Leeds United.

Ai u kthye në legjendë gjatë Botërorit të vitit 1966, kur ekipi anglez u shpall kampion bote. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Loading...