Transmetuar më 17-04-2020, 20:05

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka dërguar letrën e katërt kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke i kërkuar që ti dërgojë emrin e kandidatit për Kryeministër.

Ai i kujton se Kuerti nuk i ka çuar ende një emër, çka e ka detyruar për letrën e katërt.

“Përkundër kërkesave të dërguara më 2 prill 2020 (Ref. 354), më 10 prill 2020 (Ref. 354/1) dhe më 15 prill 2020 (Ref. 370/1), edhe në shkresën tuaj të dërguar më 17 prill 2020 (Ref. 122/2020), ju nuk keni propozuar kandidatin/en për Kryeministër, por keni theksuar se nuk jeni duke refuzuar për të propozuar kandidatin për kryeministër.

Më lejoni t’ua theksoj se mosrefuzimi nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit/es për Kryeministër. Por, ju nuk e keni bërë ende këtë, përkundër faktit që ua kam dërguar tri kërkesa për këtë qëllim”, ka shkruar Thaçi në letrën e mbrëmjes së kësaj të premteje. /a.y/noa.al