Transmetuar më 17-04-2020, 23:21

Shtohen 31 raste të infektuarish nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, nga 209 testime të kryera.

Me këto shifra shkon në 480 numri total i të infektuarve.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 15 raste nga komuna e Ferizajit, ku mes tyre 10 raste në Ferizaj, 3 raste Mirash, një rast në Mirosal dhe një rast Kosinë, 9 raste nga komuna e Vitisë, mes tyre tre raste Viti, tre raste Gushicë dhe tre raste Pozharan, dy raste me vendbanim në Prishtinë dhe me nga një rast vendbanimet: Miradi e epërme-Fushë Kosovë, Skenderaj, Vojnovc-Shtime, Sllatinë-Leposaviq dhe Zubin Potok .

Gjatë ditës së sotme, janë shëruar edhe pesë pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 84.

Po gjatë ditës së sotme nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 70 vjeç nga Neredime e epërme -Ferizaj, i konfirmuar me COVID-19 me datë 1 prill.

Pacienti është referuar nga qendra shëndetësore Ferizaj dhe shtruar në Klinikën Infektive me 12 prill në gjendje të rënduar. Pacienti ka patur sëmundje shoqëruese Inflitrim pulmonar dhe Hipertension arterial, ky bashkë me të shkon në 13 numri i viktimave. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE