Transmetuar më 18-04-2020, 00:01

Në Gjermani situata e koronavirusit, ka sjellë tensione. Katolikë dhe protestantë kthehen kundër vendimit të kancelares Angela Merkel për të mbyllur kishat, e cila ka vendosur që vendet e shenjta të mos hapen për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ky vendim vjen në një kohë që mijëra dyqane mbeten hapur, një kontradiktë e papranueshme nga priftërinjtë.

Nga Boni, presidenti i konferencës ipeshkvnore, Georg Baetzin tha se, “Pse disa shërbime janë hapur dhe të tjera jo. Ndërkohë që kishat garantojnë kontrollin e distancës sociale, në mënyrë që ceremonitë të vijojnë normalisht”.

Gjykata e Lartë ndërhyri gjithashtu së fundmi me një vendim i cili vinte në dyshim ndalimin absolut të meshave. Sipas magjistratëve kjo masë shkel dispozitat kushtetuese për lirinë fetare, shkruan noa.al.

Në Gjermani deri më tani numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 4.326, ndërsa i të infektuarve në 140.886. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE