Transmetuar më 18-04-2020, 12:43

Pelinku. Trendet dhe modelet e fundit të veshjeve nga marka historike shqiptare

Prej vitesh tregu shqiptar i është njësuar atij perëndimor kur bëhet fjalë për t’u veshur me trend dhe stil. Të rinjtë shqiptarë nuk kanë asgjë më pak se të rinjtë e Romës, Parisit, Londrës, Hong Kongut apo New York-ut. Veshjet, sidomos ato të të rinjve, në të gjithë botën konsiderohen si një nga elementët kryesorë të globalizimit përsa i përket mënyrës se si ata vishen. Gjithashtu, kombinimi i ngjyrave, dizajni minimalist dhe çmimet më të lira kanë përforcuar idenë e një të veshuri me stil tek çdo shtresë e shoqërisë.

Një prej markave shqiptare që ka luajtur një rol të rëndësishëm në sjelljen e një stili perëndimor të të veshurit është kompania Pelinku, e cila është gjithashtu edhe njëra prej markave më të vjetra në tregun vendas. Nisur si një pasion familjar që prej vitit 1970 dhe themeluar si kompani në vitin 1994, Pelinku e filloi aktivitetin e tij tregtues në të gjithë vendin, duke u kthyer shumë shpejt si pikë referimi e importit të veshjeve dhe tekstileve në vend. Me një eksperiencë të hershme në tregti, njohjen perfekte të kërkesave të klientit vendas dhe kontakte me furnitorë që përdorin lëndë të parë cilësore, kjo kompani tashmë ka krijuar reputacionin e saj dhe po kthehet me ritme të shpejta në një konkurrues real për markat botërore që operojnë sot në Shqipëri dhe rajon.

Ajo çka e bën të fortë sot një markë ose një kompani në tregun ndërkombëtar është gjithashtu edhe politika e çmimeve. Të jesh modern, të adaptosh shpejt stilet e reja të dizajnit, kombinimet e ngjyrave dhe në të njëjtën kohë të ofrosh rroba me cilësi të lartë prodhimi me çmime të aksesueshme për të gjithë, është sfida e re e kompanive për të zënë vendin kryesor në zgjedhjet e konsumatorit. Një nga arsyet kryesore të kësaj dukurie është se shumica e kompanive të cilat operojnë në treg nuk janë vendase. Interesi për këto lloj kompanish përqendrohet kryesisht tek tregje ku fuqia blerëse është më e madhe dhe për këtë arsye ndjekin politika të cilat nuk janë të përshtatshme për vendin. Kjo na bën, që jo rrallë herë, të vërejmë se i njëjti produkt është më cilësor nëse blihet diku tjetër, ose nëse ka të njëjtën cilësi, është më i shtrenjtë se sa në vende të tjera.

Markat shqiptare e kanë më të lehtë të krijojnë politika të fokusuara tek konsumatori shqiptar duke i ofruar atyre cilësinë më të mirë me çmime të përballueshme. Në këtë miks elementësh gjendet shpesh herë forca e një marke si Pelinku. Për këtë arsye, kompania ka menduar që prej vitesh t’i tregtojë produktet me markën ekskluzive Pelinku në disa qytete të vendit me dyqanet e saj dhe në të gjithë Shqipërinë përmes website-it pelinku.com, një platformë e-commerce që nuk ka asgjë për t’i lakmuar platformave të ngjashme në të gjithë botën.

I ndërtuar duke pasur në fokus përdoruesin, website-i i kompanisë është strukturuar në mënyrë që të ofrojë një eksperiencë sa më mirë duke lehtësuar shumë zgjedhjen e produktit të dëshiruar pa kaluar nga faqja në faqe. Gjithashtu, shitjet përmes faqeve zyrtare në Instagram dhe Facebook, plotësojnë rrjetin e shitjeve që disponon kjo kompani. Për ta bërë këtë element akoma më të vyer për konsumatorin, është krijuar një rrjet i gjerë distribucioni që e dorëzon mallin tek klientët brenda 48 orëve në të gjithë Shqipërinë.

Përveç risive në trende, duke mbuluar çdo koleksion sezonal në website, është integruar për herë të parë në Shqipëri edhe kthimi i produkteve nëse ai nuk i përmbush prishmëritë e klientëve, edhe pse kompania tregon që kthimet janë shumë të rralla ose inekzistente nga muaji në muaj.

Si vishemi është një nga mënyrat sesi ne tregojmë kujdesin ndaj vetes dhe ka shumë ndikim në mendimin e personave që na rrethojnë. Duhet të zgjedhësh një firmë e cila të jep mundësinë të shprehësh veten, duke u veshur jo vetëm me produkte të bukura, por edhe cilësore. Duhet të vishesh me një firmë që ke po aq dëshirë ta veshësh sa ajo ka dëshirë të veshë edhe ty. /noa.al/