Transmetuar më 18-04-2020, 21:24

Zhvarroset trupi i një gruaje në Kosovë e cila ndërroi jetë pak ditë më parë për shkak se familjarët dyshojnë se nuk ka vdekur nga koronavirusi.

Trup i 39-vjeçares nga Istogu, është zhvarrosur gjatë ditës së sotme, në prezencë të familjarëve.

39 vjeçarja ishte testuar për koronavirus dhe sipas IKSHPK-së kishte rezultuar pozitiv.

Sipas mediave vendase, familjarët e saj dyshojnë se ajo nuk ishte e prekur nga virusi, për këtë arsye kanë kërkuar që trupi i saj të dërgohet për obduksion.

Lidhur me këtë ka folur drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj.

“Me datën 09.04 e ndjera është lajmëruar në QKMF në Istog pasi kishte dhimbje lukthi. Ajo është trajtuar dhe transportuar për në emergjencë të spitalit të Pejës. Aty e kanë trajtuar dhe lëshuar për në shtëpi. Pas disa orësh është kthtyer prapë në QKMF në Istog. Mjeku i njëjtë i cili e kishte trajtuar herën e parë i ka dhënë injeksion dhe i ka pushu dhimbja. Ajo ka kërkuar të  shkojë prap në Pejë. Atje ka qëndru deri natën mes 11 e 12 të prillit”, ka thënë ai për Sinjalin.

Më tej, Osmanaj ka treguar se e ndjera me datë 12 prill është dërguar në QKUK.

“Me datë 12.04 pas mesnate është dërgu në QKUK ku është operuar per shkak të gjendjes rreziku per jetë si abdomen akut, por nuk ka arritur të mbijetojë. Para operimit sipas kirurgut janë marrë mostrat e analizave të cilat në mbrëmje kanë rezultuar pozitiv me Covid-19”, ka shtuar ai.

Sipas Osmanajt,  familja nuk po pajtohet se e ndjera ishte e infektuar me koronavirus.

Në videon më poshtë, e siguruar nga Rtv Fontana, mund të shihni momentin kur është zhvarrosur trupi i së ndjerës.