Transmetuar më 18-04-2020, 22:48

Atletja Luiza Gega, ka mbetur në Kenia, pasi ishte atje me trajnerin e saj Taulant Stermasi, për t’u përgatitur për Lojërat Olimpike 2020, të cilat u shtynë për shkak të Covid-19.

Ajo thotë se po e shfrytëzon këtë moment për t’u përgatitur për evente të tjera ndërkombetare, edhe pse asgjë nuk është e qartë.

“Kam ngecur në Kenia, Olimpiada u shty, por do të qëndrojë këtu për një mini-fazë përgatitore.

Me shtetin shqiptar nuk kam kontaktuar akoma, por të pres si do shkojë situata dhe do të gjej një mënyrë”, tha Gega në një lidhje skype për gazetarin Altin Sulçe, në Ora News.

Më poshtë keni videon ku flet atletja Luiza Gega.