Transmetuar më 19-04-2020, 10:40

Pa Formula 1, Sebastian Vettel përvesh mëngët në kuzhinë. Këtë gjë e ka treguar vetë piloti i Ferrari në një intervistë për ‘Sport Mediaset’, duke folur për ditët e karantinës.

“Nuk mund të them se jam profesionist, por kam patur pak kohë të lirë dhe kam bërë bukë vetë në shtëpi. Është një eksperiencë e re, nuk e kisha provuar më parë. U befasova me rezultatin”, tha ai.

Vettel thotë se i mungojnë tifozët e Formula 1 dhe shton se nuk mendon se do të jenë në top formë kur të rinisë gjithçka.

Lidhur me kontratën që skadon në fund të vitit ai thotë se, do të flitet se çfarë do të ndodhë, para se të rinisë sezoni.

“Synimi im është që të mbetem tek Ferrari”, tha Vettel. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE