Transmetuar më 19-04-2020, 15:05

Një apel për Kryeministrin italian Giuseppe Conte për të shpjeguar pozicionin e tij dhe për ti kërkuar që të merret në konsideratë në momentin kur të fillojë faza 2, ku Italia do të bëjë disa hapa më shumë drejt hapjes pas masave të marra për koronavirusin.

“Jemi instruktorë, trajnerë personal, shpirtra të palestrave, të pishinave, të qendrave sportive. Jemi ata që nuk kanë të drejta dhe nuk kanë pasur kurrë. Ata për të cilët sëmundja dhe pushimet nuk ekzistojnë. Ata që lumturojnë dhe ju heqin mendimet, kur hyni në qendra sportive. Ata që buzëqeshin gjithmonë, ata që ju bëjnë që të harroni qoftë edhe për një orë problemet tuaja. Ata që ju kanë ndihmuar që të arrini objektivat tuaj”, thuhet në nisje të mesazhit të një përfaqësie të botës së sportit.

Më tej vijon me këto fjalë, “Ata që do të fillojnë përsëri të punojnë të fundit, ata që edhe tani ju mbajnë gjallë me kurse online. Ne jemi një ushtri e punëtorëve që shpresojmë në fund të gjithë kësaj… që duket se është ende larg, të bëjmë që të na dëgjohet zëri. Tani na takon ne të shprehemi i dashur Kryeministër… Mirëmëngjes”.

Një mesazh i shoqëruar me kërkesën për tu ndarë edhe nga qytetarë të tjerë.

Gjithçka për ta bërë Conten të kuptojë, se edhe në këtë moment punëtorët e këtij sektori nuk duan të ngrënë zërin, por që shpresojnë që pozicioni i tyre të merret në konsideratë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE