Kosova konfirmon 51 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit
Transmetuar më 19-04-2020, 22:06

Kosova konfirmon 51 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Lajmi është bërë i ditur këtë mbrëmje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Pas konfirmimit të rasteve të reja, numri total i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 561.

Instituti konfirmon se të gjitha rastet e reja janë raste kontakti.

Mësohet gjithashtu se 9 persona janë shëruar plotësisht.

“Të prekurit janë këto vendbanime: Trembëdhjetë (13) raste me vendbanim në Zubin Potok, dymbëdhjetë (12) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: Ferizaj shtatë (7) raste, Vojnovc tre (3) raste dhe Kosinë dy (2) raste), dhjetë (10) raste nga komuna e Vitisë (sipas venbanimit:Viti gjashtë (6) raste dhe Skifteraj katër (4) raste), gjashtë (6) raste nga Mitrovica e Veriut, katër (4) raste nga Zveçani, dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: Leshak dy (2) raste, dy (2) raste nga komuna e Prishtinës dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren dhe Pejë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK./a.k/noa.al/

Loading...