Shuhet muzikanti i njohur pas 2 javësh i intubuar
Transmetuar më 19-04-2020, 23:59

Fund i dhimbshëm për një muzikant të njohur i cili ka humbur betejën me koronavirusin pasi k qëndruar mëse dy javë i intubuar me frymëmarrje të drejtuar me respirator.

Seligman ndërroi jetë sot në spitalin St George’s në Tooting, Londra jugore.

Kitaristi Matthey Seligman, 64 vjeç, mendohet se e mori koronavirusin pasi vizitoi vëllanë e tij Simon, i cili gjendej në spital dhe ndërroi jetë kohët e fundit.

Seligman ishte kitaristi i këngëtarit të famshëm David Bowie. Ata shkëlqyen në koncertin Live Aid.

Vite më vonë Seligman e la muzikën për avokatinë. /noa.al/

Loading...