Transmetuar më 20-04-2020, 02:09

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga fluksi i masave ajrore të nxehta nga pjesa veriore e kontinentit Afrikan të cilat po mbajnë temperatura të larta në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

Por java nis me vranësira. Kështu të hënën 20 prill moti pritet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe rreshje shiu me intesitet të ulët. 

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 -0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të  jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  10/21°C

Zonat e ulëta  12/25°C

Zonat bregdetare 14/23°C

Për ditët në vijim 

Më poshtë po ju njohim se si do të jenë kushtet meteorologjike për javën që presim.

Ditën e hënë reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e pasdites me intensitet të ulët.

Ditën e martë reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, me intensitet deri mesatar. Në orët e mesditës në jug dhe në qendër reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme me intesnitet të ulët, ndërsa në veri do të mbeten me intensitet deri mesatar.

Ditën e mërkurë dhe të enjte reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët në veri dhe në qendër, ndërsa në jug reshjet mbeten me intensitet deri mesatar. Reshjet e borës do të rikthehen përsëri në zonat malore në lartësinë mbi 1300 metra me intensitet të ulët.

Ditën e premte priten përmirësime të kushteve meteorologjike, ku orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

E gjithë kjo situatë do të shoqërohet me erë kryesisht ditën e mërkurë dhe të enjte nga lindja-verilindja 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare do të fitojë intensitet deri në 20m/s.

Në fushën termike vlen të theksohet dita e enjte dhe e premte ku pritet një rënie e temperaturave.