Rama: Nga 27 prilli hapet blloku i dytë i bizneseve, mes tyre taksitë! Paga e luftës nuk merret mbrapsht
Transmetuar më 20-04-2020, 13:26

Kryeministri Edi Rama deklaron se bizneset e lejuara për të ushtruar veprimtarinë e tyre, duhet të jenë pajisur me autorizim, i cili duhet të jetë afishuar në biznesin e tyre kur të kontrollohen.

“Në portalin eAlbania do të publikohen sot, maksimumi deri nesër aktivitetet që do të hapen brenda datës 27 prill. Çdo aktivitet ka edhe kodin e vetë përkatës, me këtë bllok të dytë iu japim mundësi të kthehen në punë mbi 27.589 punonjës”, u shpreh Rama.

Ai tha se aktivitetet që do të hapen janë: tregtim me pakicë e veshjeve, mallrave të tjera, tregtia me pakicë e këpucëve, tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjet e ndriçimit, tregtia me pakicë e luleve, e bizhuterive, e pajisjeve audio dhe video, qilimave, e lodrave, e pajisjeve sportive, e sistemeve të sigurisë, e pajisjeve të telekomunikacionit dhe shërbimi taksi me një person brenda në diagonal.

Po ashtu kreu i qeverisë bëri me dije se edhe taksitë do të rinisin punën, edhe pse janë përfitues të tre pagave të luftës.

Në këtë drejtim saktësoi se “Pavarësisht faktit të hapjes, çfarë është dhënë nuk do të merret, për shembull taksitë kanë marrë pjesën e parë dhe kanë edhe dy të tjera për të marrë. Nuk do ju merren mbrapsht, pavarësisht se fillon puna, puna fillon, por xhiroja maksimale në këto kushte është e parealizueshme më disa javë. Nesër fillon lëvrimi i bonusit prej 400 mijë lekësh që deri në javën e parë të majit të gjitha paratë të jenë të derdhura në paketën e zgjeruar”.

Rama tha se e gjithë hapja shoqërohet me protokoll specifik dhe se kushdo që ka lejen për të ushtruar aktivitetin ka edhe protokollin përkatës dhe se penalizimi është pasoja e shkeljes nga pikëpamja ligjore, por në këtë situatë shkelja ka pasojë më të madhe, pasi tha se duhet shumë ndërgjegje dhe angazhim për të mos ceduar.

Ai tha se në çdo biznes të madh të hapur do të jetë një mjek që do të ndjekë nga afër zbatimin pikë për pikë të protokollit në kohë reale, në mënyrë që të mos shkelen rregullat. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Loading...