Futbollisti i ri vdes në mes të stërvitjes, çfarë ndodhi
Transmetuar më 20-04-2020, 21:43

Mbrojtësi i skuadrës Lokomotiv Moscow ndërroi jetë gjatë një trajnimi individual të hënën.

I detyruar të stërvitet i vetëm nga situata e koronavirusit, Innokentiy Samokhvalov gjeti vdekjen në fushë por nuk kishte lidhje me sëmundjen që ka prekur të gjithë botën.

Skuadra ruse konfirmoi lajmin e hidhur që ndodhi të hënën duke thënë:

“Ai u ndje keq gjatë stërvitjes individuale. Shkaqet që lidhen me vdekjen e tij po hetohen ende. Ai ishte një njeri i mirë dhe i dashur. Është tepër e trishtë për familjen tonë”.

Ndërsa trajneri i tij Kazanka, Alexander Grishin tha se pësoi atak kardiak, raporton noa.al duke cituar Sport Star.

Samokhvalov, 22 vjeç, u bë pjesë e skuadrës Lokomotiv në vitin 2015./a.m/noa.al

Loading...