Transmetuar më 20-04-2020, 22:57

Konfirmohen 37 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur këtë mbrëmje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Gjithashtu njoftohet se 21 persona janë shëruar pasi kanë dalë negativ në dy testet.

“Rastet e reja janë raste kontakti dhe vijnë nga këto vendbanime: Nëntë (9) raste me vendbanim në Lipjan, tetë (8) raste me vendbanim në Pejë, gjashtë (6) raste me vendbanim në Prishtinë, pesë (5) raste me vendbanim në Skorobishtë-Prizren, katër (4) raste nga Komuna e Podujevës (sipas vendbanimit: dy (2) raste Podujevë dhe dy (2) raste Pollatë), dy (2) raste nga komuna e Zubin Potokut dhe nga një (1) rast vendbanimet: Pjetërshticë-Shtime, Stubëll-Viti dhe Zveçan”, njofton IKSHPK./a.k/noa.al/