Transmetuar më 21-04-2020, 08:49

Kinematografia shqiptare u përball me një lajm të hidhur mbrëmjen e kaluar. Aktori i njohur shqiptar Rikard Ljarja ndërroi jetën në moshën 77-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë prej tre muajsh.

Ndarja e tij nga jeta ka pikëlluar edhe Presidentin Ilir Meta, i cili e quan humbje të pazëvendësueshme që rriti shumë breza me talentin e veçantë.

Në shkrimin e tij publik, Meta shpreh ngushëllimet për familjen, të afërmit, miqtë dhe artdashësit e aktorit duke thënë se kujtimi i tij do të mbetet i paharruar.

Reagimi i Presidentit Meta

I hidhëruar nga lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh, skenaristit e regjisorit të mirënjohur, Rikard Ljarja.

Pa fjalë nga dhimbja për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e Tij, për teatrin dhe kinematografinë shqiptare, por për të gjithë brezat që u rritën dhe duartrokitën talentin e veçantë dhe personazhet e paharruara të luajtura mjeshtërisht prej Tij.

Si një përfaqësues tipik i një brezi idealistësh me shpirt krijues, të cilët aq shumë e deshën artin dhe Shqipërinë, ky largim në amëshim i Rikardit të madh na ka pikëlluar të gjithëve!

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ljarja, Marjetën e dashur, fëmijët, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët, dhe të gjithë artdashësit shqiptarë.

Kujtimi i Tij do të mbetet i paharruar si vetë trashëgimia e çmuar që la pas me talentin, pasionin dhe krijimtarinë e shkëlqyer!

Alo, Dedë! Rikard Ljarja – "Artist i Merituar" Një ndër personazhet më të goditura të aktorit tonë ështe padyshim fillërojtesi, Deda në filmin "Rrugë të bardha", realizuar në vitin 1974, me regji të Viktor Gjikës. Pra kështu brenda një harku kohor prej 8 vjetësh, 1966-1974 Rikard Larja luan personazhin e tretë, (mbas atyre të mësuesit hero, marinarit trim dhe atdhetar) duke kthyer në jetë një tjetër ngjarje reale, atë të Pjetër Llesh Dodes, fillërojtësit të vërtetë që ra në krye të detyrës natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor 1966. Filmi ka hyrë me plot meritë në historinë e kinematografisë shqiptare!/a.m/noa.al