Transmetuar më 21-04-2020, 10:44

Shkrimtari i njohur, Zija Çela është pikëlluar nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të aktorit Rikard Ljarja.

Në një postim në Facebook, tregon si u njohën që në gjimnaz për të vazhduar një shoqëri të përjetshme.

Çela, i cili ihshte dëshmitar në martesën e Rikardit me Marjetën do të mungojë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit. Shkak për këtë bëhet situata e koronavirusit.

Postimi i plotë

NE MUNGESE, RIKARD…

Sa pak, sa pak mori Rikard Ljarja dhe sa shumë, sa shume na dha. Dhe ne përsëri nuk do të mund t’i japim, ndërsa Ai do të vazhdojë të na japë përmes ekranit.

Pikëllimi ka ndricimin e vet dhe në këto caste ka pikërisht atë të diamantit të zi.

U njohëm herët, në vitet e rinisë së gjimnazit, në Shkodrën e vendlindjes sonë. Nuk e parashihnim atëherë se, një ditë, do të bashkëpunonim në një film artistik, unë si skenarist, ti regjisori dhe aktori protagonist. Është filmi ku gjete Marjetën, protagoniste gjithashtu.

Prandaj më ftuat dëshmitar në celebrimin zyrtar të kurorëzimit si bashkeshortë. E sot, ky dëshmitari dhe ky kumbari, sot mungon në mortin tënd. E di Rikard, sic e dije fort mirë edhe ti, miku im i ndier, shumë plagë marrim gjatë rrugës së jetës, vdekja është e fundit që na vret. Por që, njëkohësisht, na përball edhe me të ardhmen tjetër./a.m/noa.al