Pengu i fundit i Rikard Ljarjas, përlotet miku i tij: Më tha shkruaje ti, se unë nuk mundem
Transmetuar më 21-04-2020, 14:19

Aktori Mevlan Shanaj ishte një ndër miqtë dhe kolëgët e Rikard Ljarjas, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

Shanaj ka zbuluar bisedat e fundit me aktorin e njohur të kinematografisë shqiptare duke zbukuar edhe një peng.

Në një lidhje për “News 24”, Shanaj me lot në sy: “Ne vuajmë nga uni, ai nuk e njihte këtë. Kishte pasurinë shpirtërore. Prej 3 muajsh kishte zënë shtratin dhe ky mund të them ishte një peng. Një ditë më tha se shikonte nga dritarja e tij katin e 5 të një komshiu përballë dhe një fragment qielli… Janë 11 antena më tha.. po mirë shkruaj, do dalë një tregim i bukur i thashë unë…, po shkruaje ti më tha, se unë nuk mundem…”.

Mevlan Shanaj tregon se u takuan për herë të parë 55 vite më parë, ndërsa bisedën e fundit e patën para dy ditësh.

“Ishte i lodhur, por pavarësisht nga gjendja e tij e rënduar ai nuk i ka ndalur komunikime. Sot po bisdojmë për përcjelljen e një legjende, jo thjesht të një aktori. Ai ishte një figurë që ka pasur dashurinë, pasurinë e tij më të madhe që e transmetonte me sytë e tij, kjo e çoi atë në çdo familje shqiptare që e deshi aq shumë”, tha Shanaj./a.m/noa.al

Loading...