Transmetuar më 22-04-2020, 15:13

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar letër për të pestën herë, Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, lidhur me krijimin e qeverisë së re.

Në të ai e njofton se tashmë do të bëjë një konsultim të përbashkët me liderët e partive politike parlamentare për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

“Më duhet t’ju rikujtoj që në pajtim me mandatin kushtetues të Presidentit të Republikës së Kosovës është përgjegjësi e imja që ta ruaj stabilitetin e vendit dhe të garantoj funksionimin demokratik të institucioneve të vendit”, shkruan Thaçi.

Ky mesazh vjen pasi Kurti nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar qeverinë e re. /a.y/noa.al