Transmetuar më 24-04-2020, 14:06

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku, zbulon shifrat nga thesari duke thënë se qeveria ka shpërndarë vetëm 10. 8 milionë euro për krizën.

Sipas saj, qeveria nuk paguan lekët- gënjeshtra dhe premtime boshe për njerëzit.

“Qeveria po gënjen çdo ditë për ndihmën ndaj biznesit, kur e vërteta është që biznesi nuk sheh asnjë lek në llogarinë e tij. Ato fonde të pakta të vendosura për situatën e krijuar nga virusi nuk po shpërndahen nga qeveria.  Sipas të dhënave të thesarit (që mund të gjenden në faqen e open data) qeveria ka disburusar vetëm 10.88 milionë euro nga paketat e saj për biznesin e vogël. Kjo do të thotë që mbi 250 mijë punonjës dhe të vetëpunësuar nuk po marrin pagat e tyre. Biznese që falimentojnë nuk po e marrin ndihmën financiare, familje pa të ardhura nuk po marrin asnjë lekë për të mbijetuar”, shkruan Tabku.

Ajo thotë se biznesi dhe punonjësit duhet të shpëtohen dhe të ndihmohen nga kjo situatë pandemie sepse kostoja e falimentimit të tyre do të jetë shumë më e lartë për gjithë ekonominë tonë.

Tabaku deklaron se transparenca në shpërndarjen e fondeve, rialokimi i milionave eurove të PPP te buxheti për COVID-19 janë thelbësore për të shpëtuar ekonominë nga falimenti përgjithshëm.

Në këtë linjë shton se, kjo krizë ka nxjerre në pah të vërtetat e keqqeverisjes së Ramës dhe paaftësisë së tij për të menaxhuar situatën.

“Por sot koha nuk pret. Sot gënjeshtrat dhe mashtrimet janë të pafalshme sespe ato kushtojnë shtrenjtë. Qytetarët dhe bizneset duhet të marrin menjëherë lekët që ju takojnë”, thotë në mbyllje zyrtarja demokrate. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE