Transmetuar më 25-04-2020, 17:07

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, kanë ndërruar jetë 2 persona të cilët ishin infektuar me Covid-19.

Sipas medieve vendase, 2 personat ishin një nga Gostivari dhe tjetri nga Shkupi dhe që të 2 kishin sindromën Down.

Me rastet e fundit, shkon në 59 numri i personave që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 41 raste të reja pozitive të koronavirusit nga gjithsej 728 teste të kryera.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1.367./a.k/noa.al/