Transmetuar më 25-04-2020, 20:07

Futbollisti 23-vjeçar, Junior Sambia, po luan ndeshjen e tij më të vështirë në spital i cili pas infektimit me koronavirus, është vendosur në koma artificiale.

Mesfushori i Montpellier në Ligue 1, në Francë, u shtrua në spital për shkak të infeksionit të rëndë të mushkërive (aktualisht është në koma artificiale) mbetet e qëndrueshme.

Për shkak të ashpërsisë së godidjes nga infekioni, 23-vjeçari është në kujdes intensiv (i intubuar).

Sipas raportimeve nga menaxheri i lojtarit në “Le Parisien”, Sambia u transferua në një spital tjetër dhe mjekët vendosën ta kalonin një gjendje kome artificiale.

“”Kushtet e tij janë të qëndrueshme. Ai nuk është përkeqësuar, por as nuk është përmirësuar”, tregojnë mjekët./a.k/noa.al/