Transmetuar më 25-04-2020, 23:09

Një grua në Kosovë ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Lajmi bëhet i ditur nga Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku njofton se gjatë ditës së sotme një person ka vdekur nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për një grua të moshuar me inicialet F.G., 73-vjeçe, nga Komuna e Shtimes.

“Pacientja është shtruar në Klinikën Infektive me datën 20.04.2020, dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Kjo është vdekja e 20-të nga koronavirusi në Kosovë./a.k/noa.al/